Kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakoyannis i ka uruar Veliajt fitoren në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një videomesazh ai thekson se Veliaj është ambicioz, i kompletuar, i talentuar, shumë punëtor e karizmatik.
Sipas tij, brenda një kohe të shkurtër Tirana është shndërruar, duke u bërë moderne, dinamike e metropolitan.
“Përshëndetje nga Athina! Kam kënaqësinë të përcjell këtë mesazh dhe të mbështes mikun tim të mirë dhe të shtrenjtë Erion Veliaj. Të gjithë ju e njihni Erionin! Ai është ambicioz dhe i kompletuar. Ai është i talentuar, shumë punëtor dhe karizmatik. Kam kaluar orë të tëra duke diskutuar me Erionin dhe duke ndarë dashurinë dhe entuziazmin e tij për Tiranën. Në një kohë relativisht të shkurtër, Tirana u bë kryeqyteti i rinisë, kulturës dhe sportit. Në një kohë shumë të shkurtër, kushdo që viziton Tiranën, ka mundësinë të shikojë transformimin e Tiranës moderne, të gjallëruar, dinamike, metropolitane. Ndaj është mirë të shkoni ta vizitoni. Erion, të uroj shumë fat dhe suksese!” – thotë Bakoyannis.