Tirana ka marrë një fitore të vyer në Shkodër duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Golin e fitores për bardheblutë e shënoi Abazaj në minutën e 44-t të sfidës.
Pas suksesit në transfertë, kryeqytetasit e shohin veten 8 pikë larg Partizanit të vendit të dytë, që pret nesër Bylisin në një takim që nuk premton të jetë i lehtë.
Në ndeshjet e tjera, Egnatia e Laçi ndanë nga një pikë ndërsa Teuta fitoi derbin ndaj Erzenit duke u larguar edhe më shumë nga fundi i renditjes.