Në Ditën Botërore të Librit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kërkuar që të kthehet vëmendja te libri shqip.
Kreu i shtetit kërkon mbështjen dhe motivimin për shkrimtarët, përkthyesit botuesit dhe studiuesit që bëjntë ë mundur mbrojtjen e trashëgimisë identitare dhe të gjuhës shqipe.
“Në Ditën Botërore të Librit, të kthejmë vëmendjen te libri shqip!
Të mbështesim dhe të motivojmë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur që trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë!”-shkruan Presidenti Begaj.