Ka përfunduar procesi i votimit në veri të Kosovës. Procesi u braktis masivisht nga serbët e Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare në votim morën pjesë 3.47 për qind e 45 mijë e 95 qytetarëve me të drejtë vote në katër komunat e veriut të Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut votuan 837 qytetarë apo 4.62 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Në Leposaviq votuan 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin-Potok 385 votues apo 5.78 për qind dhe në Zveçan 204 qytetarë apo 2.92 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, shkruan Koha.
Ditët e fundit përfaqësuesit e serbëve të Kosovës njoftuan se do kishte një braktisje të votimit.