Gjykata e Posaçme shtyu për në 6 maj seancën ndaj Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”.
Pas seancës së sotme avokatët e Mediut kërkuan pezullimin e çështjes.
Sipas avokatëve, Fatmir Mediu nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.
“Ai ka të drejtë të jetë i barabartë para ligjit. Kanë kaluar 12 vjet nga fakti penal ndaj zoti Mediu nuk mund të merret i pandehur. Çështja është parashkruar”.
“Pas gati 2 vjetësh hetime të reja të SPAK-ut, që prodhuan zero rezultat, çështja është e pamundur për të vijuar më tej për shkak të parashkrimit”, tha avokati Ardian Visha.