Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës protestë: Pronat të vlerësohen me çmimin e tregut, s’do ndalemi


Pak ditë pasi njoftuan se kishin arritur një marrëveshje me Hipotekën për verifikimin e pronave, banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë.

Ata i kërkojnë qeverisë që t’i vlerësojë prinat e tyre me vlerën e tregut dhe t’i jepet zgjidhje problemit për të cilin protesojnë në rrugë prej më shumë se 8 muajsh.

Kryeplaku i fshatit Muharrem Koni tha se protestat nuk do ndalen deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Kërkojmë të nxjerrin vlerat e banesave dhe pronave sipas vlerës së tregut. Si merret kjo pronë? Në do vazhdojmë me protesta para zyrave të Hipotekës, deri sa të na jepet zgjidhje, nuk tërhiqemi nga kërkesat tona të ligjshme. I kam të gjitha të dokumentuara, kërkoj zbatimin e ligjit duke nisur nga kryeministri, ARRSH-ja. Ka mënyra të tjera për t’u zhvilluar rruga. Projekti i shërben firmës, jo neve. T’i thërrasin mendjes, të kthehen me këmbë në tokë e të bëjnë vlerësimin e banesave sic na takon ose të na gjejnë tokë shteti e të na stabilizojë. Çdo njeri e ka pronën me certifikatën e vet dhe është e drejta e tij. Nuk do e kenë shansin të zhvillojnë aktivitete këtu pa na dhënë zgjidhje. Kërkoj të vihet të na prezantohet projekti i rrugës.” – tha kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni.

Banorët e Bërxullës kundërshtojnë prej 8 muajsh projektin e rrugës Thumanë-Kashar që u prek pronat. Ata kërkojnë vlerësim e dëmshpërblim të pronave me vlerën e tregut.