Një poster i pazakontë ku shfaqet kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, me gishtat e mesit ngrtiur është vendsour në rrugë edhe ambjente publike në rrugët e kryeqytetit.
Ky poster është provokativ edhe i veçantë nga pikpamja e marketingut, është diçka ndryshe dhe unike. por ndonëse posteri shfaqet interesant nga pikpamja vizuale, përmbajtja e tij mund të ngrejë disa shqetësime.
1.Posteri është i ekspozuar në vende ku kalojnë dhe e shohin minorenë edhe fëmijë të vegjël dhe nga ky këndvështrim gjetja provokuese me gishtin e mesit, mund të shndërrohet në një tejkalim mase që bën efektin e kundërt.
2.Posteri thotë se me gishtin e mesit ngritur, kandidati Këlliçi do luftojë korrupsionin e Tiranës.
Kjo duket paksa paradoksale në kushtet kur Këlliçi në raport me korrupsionin ka dy probleme:
a) Ai është kandidati i një force në krye të secilës është Sali Berisha, i dizenjuar “Non Grata” nga SHBA-të, për korrupsion në nivel biologjik familjar.
b) Që para fillimit të fushatës dhe në vijimësi, Këlliçi e ka patur të pamundur t’i identifikojë me emra dhe favorizime konkrete disa nga punët e atyre që quhen oligarkë, ndërsa kritikë të tij e kanë akuzuar hapur se ai është i kapur nga oligarkia.
Si i tillë ky poster duket se shfaq probleme jo vetëm në anën estetike, por edhe në thelbin e përmbajtjes. Gjasat janë që ky poster do të shkaktojë shumë debat./ Hashtag.al