Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kandidatët e PS-së kanë dalë nga bodrumi i Ramës, u emëruan me valixhe me euro


Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një takimi me qytetarët në Shijak deklaroi se kandidatët e PS-së kanë dalë të gjithë nga bodrumi i Edi Ramës.

Berisha akuzoi se kandidatët janë emëruar në bazë të valixheve me euro që i kanë dorëzuar kryeministrit.

“Kandidatët e Rilindjes dalin të gjithë nga bodrumi i Edi Ramës, emërohen në bazë të valixheve me euro që i dorëzojnë atij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kur në fakt çdo cent ia kanë vjedhur qytetarëve të vendit.

Sot përfaqësues të Edi Ramës janë një grup mafiozësh lokalë të cilët me qëndrimet e tyre, me vjedhjet e tyre të taksave, të burimeve natyrore lanë në vend numëro zhvillimin dhe faktikisht kudo që shkon gjen përveç qendrave të qytetit të cilat përdori si pika e mjaltit për të vjedhur sa më shumë. Ato qendra të rilindjes urbane kanë kushtuar 2.3 mld euro. Pllakat kanë kushtuar si gurë të çmuar. Kandidatët tanë janë zgjedhur me votën tuaj. Ne kemi vendosur në piedistal dinjitetin e qytetarëve sepse duhet të jenë ata që të përcaktojnë se kush do i qeverisë.

Cili do i drejtojë. Cili do të jetë deputeti i tyre. Ne bëjmë që përfaqësuesit tuaj të mos vare nga kryetari dhe kryesia por të varen nga qytetari që i ka besuar ata. Sot Shqipëria kalon ndër momentet më të vështira të ekzistencës së saj në kuptimin që në 8 vite nga Shijaku janë larguar më shumë se 1/3 e banorëve, pavarësisht se është tokë e bekuar”, tha Berisha.