Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi: Do lejohen të votojnë edhe ata që u skadon karta para 14 majit


Ministri i Brendshëm Çuçi njoftoi sot se qytetarëve  që u ka skaduar karta e identitetit deri më 14 maj do lejohen të votojnë.

Ai sqaroi se vendimi ishte marrë duke marrë parasysh numrin e madh të kartave që skadojnë deri më 14 maj.

“Sot miratuam në Këshillin e Ministrave vendimin për shtyrjen e afatit të dokumentave të identitetit të shqiptarëve të cilat skadojnë në maj. Është një shtyrje që vjen pas një shqyrtimi me KQZ duke parë numrin e madh të kartave që skadojnë deri në 14 maj. Kështu vendosëm të shtyjmë afatin.” – tha Çuçi.