Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u përdor në vrasjen e Nikulajt, gjendet motori pranë banesës së Haxhiajt


Policia ka gjetur motorin që dyshohet se u përdor nga ekzekutori për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Motomjeti është gjetur në afërsi të banesës së shtetasit Edmond Haxhia që dyshohet si organizuesi dhe porositësi i vrasjes, në fshatin Kakarriq.

Në këtë fshat sipas hetimeve të zbuluara, mendohet se ka qëndruar edhe për dy muaj ekzekutori i Nukulajt.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin.

Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj”-njofton policia.