Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi takim me banorët e Njësisë 7: Prokuroria të hetojë korrupsionin e Erion Veliajt e kryeinspektorit të IMT-së Mariglen Qato


Kandidati i opozitës për Tiranën Belind Këlliçi ka denoncuar kryebashkiakun Veliaj për ‘sistemin e kalbur e korruptiv që ka ngritur’ si dhe për ‘lidhjet e tij me mafian italiane’.

Në një takim me banorët e Njësisë 7, au tha se pas 14 majit do ketë një luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit.

Ai përmendi drejtorin e IMT-së në bashki, Mariglen Qato, dukt thënë se ditën e djeshme ka ekzpozuar një aferë tijën duke përfituar 25 milionë euro nga taksat e bashkisë përmes kompanisë së familjarëve të tij.

Veliaj i bëri thirrje prokurorisë të hetojë rastin në fjalë.

“Sistemi që është ngritur sot në Tiranë, që është krejt i kalbur, korruptiv, i bazuar në lidhjet më okulte të kryetarit të Bashkisë me Ndraghetën italiane, të kryetarit të bashkisë me mafien e ndërtimit, ne bashkë do ta zhbëjmë në 14 maj. Ua them dhe njëherë, që pas datën 14 maj, do zhvilloj një luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, pa etikë dhe me gishtat ngritur ndaj vjedhjeve në bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, ditën e djeshme, unë nxora një aferë të një drejtori, në bashkinë e Tiranës, që quhet Mariglen Qato, që është Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, që s`ka lënë qytetar pa gjobitur në Tiranë, që ka hapur një kompani bashkë me familjarët e vetë në vitin 2016 kur ishte drejtor UKT-je, që ka marrë 25 milionë euro nga taksat e bashkisë, që ka futur familjarët e vet te financa e UKT-s, ku vetë ishte drejtor dhe vet me institucionin e vet paguan kompanitë e veta, dhe nuk dëgjova njeri dje që të fliste për këtë. Ku janë këta analistët që u shqetësuan për posterin?” – tha Këlliçi.