Vendosni fjalën kyçe....

U kapen 47 mijë euro të padeklaruara në Rinas, procedohen dy shtetasit turq


Rreth 47 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit ndërsa dy shtetas turq janë proceduar në gjendje të lirë.

E.G. e S.S. Janë kontrolluar në vijën e dytë teksa po largoheshin nga vendi ndërsa shuma e lartpërmendur u gjet në çantat e shpinës.

Njoftimi

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit turq E. G. dhe S. S. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, shtetasit E. G. i janë gjetur 30 450 euro, ndërsa shtetasit S. S. i janë gjetur 17 000 euro, të cilat këta shtetas nuk i kishin deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 47 450 euro. Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për poseduesit e shumave të parave, shtetasit E. G., 63 vjeç, dhe S. S., 35 vjeç, të dy banues në Stamboll, Turqi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.”