Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet optimist për fitore të thellë në bashkitë e Qarkut të Lezhës.
Meta thotë se në të tre bashkitë do fitojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
“Koalicioni i Fitimtarëve “Bashkë Fitojmë” do të arrijë një Fitore fantastike në Bashkinë e Lezhës dhe në të gjithë Qarkun e Lezhës.
3 me 0 për të çrrënjosur monizmin, korrupsionin dhe arrogancën.
Faleminderit Dr.Pashk Gjonit dhe ekipeve tona të bashkuara për t’ua kthyer bashkitë qytetarëve”-shkruan Meta.