Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi reagon për arrestimin e Edmond Haxhias, tregon bashkëpunimin mes dy vendeve


Ministri i Brendshëm ka reaguar për arrestimin e tre personave të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Çuçi thotë se reagimi i shpejte i autoriteteve të Britanisë është tregues i bashkëpunimit mes  dy vendeve.

Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë.

Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale.

Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë” – shkruan Ministri.