Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet shtetasja britanike, e dyshuar si pjesë e grupit të vrasjes së Nikulajt


Është arrestuar nga policia britanike shtetasja Harriet Bridgeman pjesë e grupit të shpallur në kërkim me dyshimet për vrasjen e shtetasit Ardian Nukulajt në Shëngjin.

Më herët u arrestuan edhe tre persona të tjerë në Britani përfshirë edhe Edmond Haxhinë, i dyshuar si organizatori dhe porositësi i vrasjes.

Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen”-njofton policia.