Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon spotin e 14 Majit: Kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, si në këto zgjedhje


Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar spotin e zgjedhjeve të 14 Majit, në qendër të të cilit është shpopullimi.

Përmes një letre të hapur drejtuar shqiptarëve, Berisha thekson se vota e 14 Majit është jetike për të shpëtuar Shqipërinë nga shpopullimi dhe Edi Rama, pasi në 8 vite Shqipëria ka humbur 33% të popullsisë së saj, ndërsa shumica dërrmuese e atyre që kanë mbetur duan gjithashtu të largohen.

Berisha thotë se kurrë ndonjëherë, në ndonjë fushatë elektorale nuk është vënë në diskutim ekzistenca e Shqipërisë si në këto zgjedhje.

Vota për Edi Ramën – vijon Berisha – është votë për largimin e shqiptarëve.

 

Letra e Berishës:

 

Kjo letër e hapur, i drejtohet çdo shqiptari. Demokratë, socialistë, dhe të pa parti.

Unë, Sali Berisha, kam patur nderin t’ju shërbej si president dhe kryeministër.

Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite.

Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh në këto zgjedhje.

Ne kemi humbur 30% të popullsisë në 10 vite. 83% të atyre që kanë mbetur, duan të ikin.

Qytetet tona po vdesin.

Rinia po zhduket.

Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky.

E vërteta është se sa më shume pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët.

Sepse me këtë pushtet, ai kalkulon kushtet për dëbimin tuaj.

Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin.

Vota për Edi Ramën furnizon shpopullimin.

Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për të shpëtuar Shqipërinë.

Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptari është jetik.

Socialistë, demokratë, e të pa parti.

Jeni njësoj të vjedhur.

Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur.

Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë.

Në 14 Maj. Nuk votojmë vetëm për Bashkitë. Votojmë kundër shpopullimit!