Aktivisti i Lëvizjes Bashkë Jani Marka ka ritheksuar një nga pikat e programit të forcës politike ku bën pjesë, për zgjedhjet e 14 majit që është transport publik në Tiranë 24 orë.
Kandidati për Këshillin Bashkiak shkruan se një masë e tillë do ndihmonte jashtë mase qytetarët që shkojnë e kthehen nga puna në shtëpi, për ata që punojnë turn i dytë apo i tretë.
Ai e shoqëron postimin me fotografinë e kryebashkiakut Veliaj, që shfaqet në një autobus urban.
Lëvizja Bashkë garon në Tiranë me kandidatin Arlind Qori si dhe një listë për Këshillin Bashkiak.
“Lëvizja BASHKË është e vetmja që propozon:
Transport publik 24 orë: Një masë e tillë do të kërkonte që në orët e vona të natës dhe në orët e para të mëngjesit nëpër Tiranë të udhëtonte një numër i vogël autobusësh, të cilët duke përshkuar itinerare të shumëfishta, do të mund të garantonin udhëtimin nga puna në shtëpi dhe anasjelltas për punonjësit e turneve të dyta dhe të treta.
ArlindQori NR.1
LëvizjaBASHKË NR.36
BashkëPërTiranën
Për më tepër lexoni programin: https://arlindqori.al/…/TIRANA-QYTETI-YNE-PROGRAMI-I…
PS: foton ilustruese vendoseni në kontrast.” – shkruan Marka.