Presidenti Xi Jinping luajti një rol kyç në ndihmën për të bindur liderët e rivalëve rajonalë të Arabisë Saudite dhe Iranit që të rivendosin lidhjet dhe t’i japin fund përçarjes së tyre diplomatike shtatëvjeçare, tha një diplomat i lartë kinez për gazetën People’s Daily të shtunën.
Xi ‘i bindi personalisht liderët e të dy vendeve dhe mbështeti sauditët dhe Iranin që të zhvillojnë një marrëdhënie miqësore si fqinjë’, tha për gazetën e lidhur me qeverinë, drejtori i Departamentit të Çështjeve të Azisë Perëndimore dhe Afrikës Veriore të Ministrisë së Jashtme kineze, Ëang Di.
Ëang shtoi se përpjekjet e Pekinit për të nxitur stabilitetin rajonal në Lindjen e Mesme vijnë në mes të ‘disa vendeve të mëdha jashtë rajonit që shkaktojnë paqëndrueshmëri afatgjatë’ për atë që ai e përshkroi si ‘interesin e tyre vetjak’. Ai gjithashtu tregoi se Pekini do jetë një ‘ndërmjetësues i drejtë’ dhe se do vazhdojë të jetë një ‘nxitës i paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme’.
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Pekini mes Arabisë Saudite dhe Iranit muajin e kaluar u shpall si një fitore e rëndësishme e politikës së jashtme për Kinën.
Kjo çoi gjithashtu në nisjen e bisedimeve të paqes nga mbretëria, të projeketuara për t’i dhënë fund konfliktit tetëvjeçar në Jemen.
Ai gjithashtu sinjalizoi se ‘besueshmëria diplomatike’ e Pekinit në rajon po fiton terren me ndikimin e tij ekonomik, tha Oliver John i grupit të mendimit me qendër në Uashington ‘Middle East Influence’, sipas South China Morning Post të së shtunës.
Të premten, Arabia Saudite dhe Irani njoftuan se do të rihapin ambasadat në kryeqytetet e njëri-tjetrit ‘brenda ditësh’ për herë të parë në shtatë vjet.
Në vitin 2015, marrëdhëniet midis Teheranit dhe Riadit u tensionuan gjithnjë e më shumë pas ndërhyrjes së Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në Luftën e Jemenit.
Më parë, rebelët Houthi të mbështetur nga Irani kishin marrë kontrollin e kryeqytetit të Jemenit Sanaa nga qeveria e lidhur me Arabinë Saudite