Vendosni fjalën kyçe....

Deklaratat tronditëse për Tv-Iranian, zëdhënësja e Berishës: Shpifje, Balla-Basha janë tërbuar se u ekspozuan vizitat e fshehta të Veliajt


Zëdhënësja e Sali Berishës ka reaguar për t’i dalë në mbrojtje këtij të fundit pas lajmit të sotëm të publikuar nga Hashtag.al mbi deklaratat e Sali Berishës të dhëna në intervistën Marsit-1997 për televizionin shtetëror iranian, ku e cilësonte SHBA-në si një fuqi kolonialiste. (kliko këtu)

Në deklaratën e saj, Floriana Garo thotë që gjithçka është shpifje që bëhet pasi Berisha ka ekspozuar lëvizjet e fshehta të Veliajt në Teheran.

Garo thotë se Berisha një deklaratë të tillë nuk e ka bërë kurrë, përkundrazi, ai ka deklaruar se SHBA-të kanë kontribuar palcërisht në shembjen e sistemit kolonial.

 

“E vërteta:

Një deklaratë të tillë Berisha nuk e ka bërë kurrë, përkundrazi, ai ka deklaruar se SHBA-të kanë kontribuar palcërisht në shembjen e sistemit kolonial.

Nuk është hera e parë që shërbimet iraniane dhe vegla të tyre në Tiranë bëjnë ndaj z.Berisha shpifje të tilla apo të ngjashme me këto. Por, rikujtoj këtu kur z.Berisha krahasonte Ahmedinaxhadin me Hitlerin për deklaratat e tij për zhdukjen e Izraelit, Veliaj bënte vizita të fshehta në Iran dhe shërbimet iraniane fabrikonin deklarata të pavërtata ndaj tij.

Kësaj rradhe Balla-Brava dhe shërbimet iraniane jane të tërbuar se z.Berisha ka ekspozuar Erion Veliajn, vizitat e fshehta të tij në Tehran dhe lidhjet e tij me paratë e Pazdaran.

Garantoj se lidhjet e errëta te Veliajt me Iranin dhe sipërmarrjet e lidhura me djegësat do të zbardhen plotësisht”,” shprehet Garo.