Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kemi gati projektin e madh të transformimit të hyrjes së Shkodrës, do i japim tjetër dimension


Nga Shkodra, kreu i qeverisë tha se kanë gati projektin e madh të transformimit të hyrjes së Shkodrës që do i japë dimension ndryshe njësoj si me Vlorën.

Pse e duan Bashkinë prap, për të bërë gati ato autobusët e për t’i sjellë në Tiranë që të thonë ‘Rama ik’? Duam të bëjmë projektin e madh të hyrjes së Shkodrës. Nëse e transformojmë hyrjen e Shkodrës, i japim qytetit tjetër dimension. Shihni çfarë i ka bërë Vlorës transformimi i vijës bregdetare dhe si është rritur vlera e pronës e sa më tepër vlejnë shtëpitë e njerëzve dhe sa turistë vijnë. Shkodrës i duhet ndriçim në të gjitha rrugët kur vajzat të kthehen natën në shtëpi, të mos i hajë ujku në rrugë e prindërit të rrijnë me merak.

Jam i bindur që do të bëjë edhe strehë për qentë se ky që keni ju premton që do i fusë në strehë se janë rrugëve. Harrojeni. Qentë do shtohen rrugëve nëse nuk do të ndërrohet drejtimi. Nuk është problemi i një njeriu, është problem kulturor, mentaliteti dhe fatkeqësisht kjo është kultura e një mentaliteti politik. Sidoqoftë ka edhe më keq”, tha Rama.