Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Vau i Dejës: Me 14 maj, nga jugu në veri, ne shkojmë të sigurtë drejt një fitoreje historike


Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit: “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Vaut të Dejës Zef Hila.

Berisha tha se programin që paraqiti Zef Hila, tregoi se i njeh të gjitha hallet dhe problemet e banorëve të kësaj bashkie, duke shtuar se ka gati edhe projektet, zgjidhjet për këto probleme, dhe do ti bëjë realitet.

Berisha vijoi se 14 maji do jetë fitrore historike, që nga jugu në veri, duke hedhur akuza ndaj pushtetit të Ramës, i cili e cilësoi si diktatorial.

Me 14 maj, ne shkojmë të sigurte drejt një fitore historike. Kudo që shkoj, nga jugu në veri, flladi i fitores po fryn në mbarë vendin. Drita e saj, po ndriçon mendjet e qytetarëve shqiptarë. Kudo qytetarë idealist janë të angazhuar në një fushatë elektorale të pashembullt që nga viti 1990 e deri më sot.

Hajmeli dhe Vau i Dejës dhe në tërësi, që i njeh më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë pushtet në duart e një njeriu. Pushtet në duart e një njeriu është faktuar në histori, dhe më shumë se tek kushdo tjetër në kurrizin e shqiptarëve, të haljmelasve si forma më e egër, çnjerëzore e pushtetit.

Pushteti i një njeriu ekziston në diktaturat komuniste, që bazohen në ideologjitë njerëzore marksiste-leliniste dhe ne e përjetuam atë. Bazohen në diktaturat ushtarake, ku junta kolonelësh apo ushtarakësh marrin pushtetin dhe me ligje ushtarake ushtrojnë pushtetin e tyre mbi qytetarët.

Por do ju them sonte këtu, se mes të gjitha formave të diktaturave, studiuesit, historianët e mëdhenj, formën më të keqe, më të egër konsiderojnë diktaturën e bandave, banditit. Dhe kjo diktaturë është sot realitet në Shqipëri.” tha Berisha.