Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë e kandidati Qori takime në Tiranë: Kemi programin, kapacitetin e ndershmërinë për ta mëkëmbur kryeqytetin


Aktivistët e Lëvizjes Bashkë e kandidati për Tiranën Arlind Qori kanë zhvilluar pasditen e djeshme takime në rrugën ‘Mine Peza’, bulevardin Zogu i Parë e një pjesë të Unazës.

Ata janë takuar me qytetarë duke u prezantuar pikat e programit.

Në shënimin e tyre në Facebook, aktivistët shkruajnë se qytetarët shprehën interes e mnbështetje për kandidatin Qori e kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Lëvizja Bashkë thekson se ajo ka programin, kapacitetin e ndershmërinë për ta mëkëmbur Tiranën.

“ECIM BASHKË NË RRUGËN MINE PEZA. Sot një grup aktivistësh të Lëvizjes BASHKË përshkuan bulevardin Zogu i Parë, një pjesë të Unazës dhe rrugën Mine Peza. Qytetarëve u prezantuam kandidaturat, programin për Tiranën dhe pikëpamjet tona politike. Pavarësisht se është ditë pushimi, mes qytetarëve gjetëm interes dhe mbështetje. Kriza ekonomike dhe politike që ka kapluar vendin ndihet edhe në keqzhvillimin e Tiranës, në mungesën e hapësirës publike e të ujit të pijshëm, degradimin e shërbimeve publike dhe shtrenjtësinë e strehimit. Lëvizja BASHKË ka programin, kapacitetet dhe ndershmërinë për ta mëkëmbur Tiranën, duke e bërë shembull të ndryshimeve madhore kudo nëpër Shqipëri.” – shkruhet në shënimin e Lëvizjes Bashkë.