Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Pogradec: Kemi në proces një projekt të madh me vlerë 15 milionë euro


Kryeministri, Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Pogradecit ku u kërkoi t’ja japin sërish besimin Ilir Xhakollit për një mandat tjetër në krye të bashkisë.

Rama midis ivestimeve që janë bërë në Pogradec, përmendi edhe faktin që nuk ka më ujëra të ndotur që derdhen në liqen.

Teksa tha se Shqipëria e 2030-ës do jetë kampione e Ballkanit në turizëm, Rama shtoi se në vijim ka disa projekte që do ta zbatohen për bashkinë e Pogradecit, si ai për shëtitoren buzë liqenit dhe një tjetër projekt me vlerë 15 milionë euro.

“Më në fund nuk ka më ujëra të ndotur që derdhen në liqen. Ne kemi në proces një projekt të madh, me vlerë 15 milionë euro që është në kantier. Kemi projektin tjetër që e kemi financuar dhe tanimë ëhstë në faën përmbyllese për shëtitoren buzë liqenit të Pogradecit, një projekt që do transformojë Pogradecin njësoj si Lungomarja transformoi Vlorën”-tha Rama.

Rama iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se nuk ka asnjë provë që me një tjetër kryebashkiak mund të ketë rezultat më të mirë se aktualisht.

“Ata i kishit në krye të bashkisë dhe mbeti bashkia e Pogradecit si jetime në grupin e bashkive që filluan të ecin shumë përpara. Është e njëjta gjë që ndodh sa herë pushteti bie në duart e tyre. Nuk ka një shembull të vetëm ku ata mund të tregojnë se po ua dhe atyre besimin, ata mund të ndryshojnë qytetin. Nuk ka asnjë të vetme”- shtoi Rama.