Vendosni fjalën kyçe....

Rama në takimin me gratë në Korçë: Po punojmë me Azerbajxhanin për të realizuar projektin e furnizimit me gaz të qytetit


Kryeministri Edi Rama pas takimit në Pogradec, u ndal në qytetin e Korçës, ku prezantoi kandidatin e PS, Sotiraq Filon.

Gjatë takimit me gratë dhe vajzat, Rama tha se qeveria po punon për një projekt me qeverinë e Azerbajxhanit për ndërtimin e sistemit të furnizimit me gaz për ngrohje në të gjitha shtëpitë.

Ai shtoi mes të tjerash se Korça është qyteti i dytë pas Tiranës me zhvillimin më të madh ekonomik dhe social në dekadën e fundit.

Ne jemi duke punuar me qeverinë e Azerbajxhanit dhe projektin e parë i cili po finalizohet dhe për të cilin është gati edhe financimi, është projekti i ndërtimit të sistemit të furnizimit me gaz për ngrohje të të gjitha shtëpive të Korçës.

Ky është një lajm i mirë për pyjet, për shëndetin. Patjetër që ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë biznesin, hotelerinë. Ky nuk është një projekt që do nisë pas shumë vitesh, por shumë shpejt, bashkë me të tjera projekte që i kemi përgatitur.

Këtu besoj është e kotë të flasim për garë dhe kundërshtarë por për çfarë do bëjmë më tutje. Korca është bashkia që në dekadën e fundit ka pasur zhvillimin më të madh ekonomik dhe social pas Tiranës”-tha Rama.