Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth mesditës në Shkodër, ku raportohet për një viktimë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Skënderbeg’.
Mësohet se viktima ka mbetur Petrit Vuksani, i cili ka qenë i vetëm në banesë kur persona të paidentifikuar ende kanë hyrë brenda dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.
51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht raportohet se të shtënat me armë kanë ardhur nga një banesë.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit