Vendosni fjalën kyçe....

Spahia: Shkodra flaka e lirisë që në 14 maj do përhapet në gjithë Shqipërinë


Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, deklaroi se në 14 maj është koha që flaka e lirisë të përhapet në të gjithë Shqipërinë.

Spahia tha se Shkodra i ka rezituar shumë betejave dhe nuk do të dorëzohet kurrë përballë presioneve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ai ftoi qytetarët që në 14 maj të bashkohen dhe të votojnë masivisht koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Ne i dhamë Shqipërisë mesazhin se çdo gjë është e mundur, kur njerëzit e lirë nuk dorëzohen! Ne nuk u dorëzuam, dhe sot presim me padurim që në zgjedhjet e 14 Majit, flaka jonë e lirisë të përhapet nga Shkodra në Tiranë, në Durrës, në Elbasan, në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë”-deklaroi Spahia.