Vendosni fjalën kyçe....

Arlind Qori: E keqja mund të jetë me ngjyra ose bardh e zi, e rëndësishme është t’i dalësh përballë


Kandidati i “Lëvizjes Bashkë” për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori thotë se e keqja ka disa fytyra.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Qori shihet përballë posterit të PS, ku shfaqet kryeministri Rama me Erion Veliajn në raport me kundërshtarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Pa konkretizuar asnjë figurë politike që po sheh, Qori thotë se e keqja mund të jetë me ngjyra ose bardhe e zi, por e rëndësishme është t’i dalësh përballë, duke shtuar se e keqja nuk e ka të gjatë.

 

Statusi:

E keqja ka disa fytyra. Mund të jetë me ngjyra ose bardhezi. Mund të jetë më e madhe ose pak më e vogël. Mund të stampohet në billborde ose në televizorë.

E rëndësishme është që të keqes t’i dalësh përballë. Me ndershmëri, guxim dhe alternativë.

E keqja nuk e ka të gjatë