Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Gjysma e vendimeve të IKMT-së të paligjshme, do i paguajnë qytetarët në Arbitrazh


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një takimi me shtabin elektoral të Tiranës, ka thënë se në 14 maj qytetarët duhet t’i japin atë që meriton qeverisjes që e cilësoi si sekt.

Meta deklaroi se gjysma e vendimeve të lëshuara nga IKMT janë të paligjshme dhe se ato janë fatura që do paguhen nga xhepat e qytetarëve së bashku me vendimet e Arbitrazheve që humben, faturë e cila sipas tij u duhet lënë atyre që i cilësoi përgjegjës në 14 maj.

Këta thonë qenka e majtë të ofrosh transportin publik falas. Po t’i marrësh qindra miliona euro për inceneratorin që nuk ekziston, po kjo e majtë është? Gjithë Tiranën ta bëjnë për budallenj këta, t’u thonë këtu janë plastiket dhe këtu nuk janë plastiket dhe në darkë i merr kamioni të gjitha njëlloj. Kjo është kriminale. Janë mësuar që 1 milionë njerëz të punojnë për 4-5 veta.

Nëse qytetarët duan shfaqje dhe tallava janë ata. U premtuan ujë Korçe me çmim Bathoreje, ndërsa banorëve të Freskut u hoqi edhe ujin e Selitës për shkak të interesave. Tani u kujtua për të bërë çerdhe te Astiri, kush i pengoi 8 vjet? Thotë në Tiranë ky është kandidati i Likes, zvarritjen para Likes e ka të vetën ky. Pse mor, se nuk po e prish fjalorin, po pse mor kampion i pabesisë, nuk e dinë qytetarët e Tiranës që parkun Rinia ua ktheu Ilir Meta se ti do e kishe mbytur me kulla. Ndaj dhe të gjithë në 14 maj, t’i japim këtij sekti atë që meriton. Mbi gjysma e vendimeve të IKMT janë të paligjshme, janë fatura që duhet t’i paguajmë ne. Faturat e Arbitrazheve do i paguajmë ne dhe fëmijët tanë. Ndaj në 14 maj do u japim përgjegjësve faturën në mënyrën më kurajoze”, deklaroi Meta.