Vendosni fjalën kyçe....

U qëllua në rrethana misterioze, identifikohet 29-vjeçari shqiptar i vrarë në Spanjë


Një 29-vjeçar shqiptar është vrarë në rrethana misterioze në Spanjë.

Ai është identifikuar si Endrit Sinaj dhe u dërgua në spitalin e Gironas ‘Josep Trueta’ më 23 prill me një plagë plumbi në bark.

Viktima ishte liruar me kush pak ditë para se të qëllohej pasi ishte arrestuar me një shqiptar tjetër gjatë një operacioni antidrogë nga policia spanjolle.

I riu kishte një të kaluar të lidhur me trafikin e kanabisit e grabaitjet e dhunshme në vendin iberik.

Sinaj u arrestua në La Selva por u la i lirë nga gjykata. Policia spanjolle ndërkohë ka identifikuar shqiptarin tjetër e çoi në spital të plagosur me një plumb në bark, që  i kushtoi jetën të riut.

Shtetasti shqiptar në fjalë, ka pohuar për policinë se e kishte gjetur Sinajn të plagosur anash rrugës po pa dhënë hollësi të tjera.

Viktima është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Ai dyshohet se ishte pjesë e një grupi prej 5 personash që u arrestuan në Vlorë në vitin 2020 për një tentativë të dështuar grabitjeje.

Gjatë operacionit në fjalë u arrestuan Alfred Shametajn, Ervin Dhima dhe Enerik Meçajn si dhe Endrit Sinaj e Lulzim Elmazaj,  me këta dy të fundit që u liruan.