Vendosni fjalën kyçe....

SPEKULIMI ME NDRAGHETAN – Prokuroria nis letërporosi në Itali për pronarët e inceneratorëve


Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar informacione Prokurorisë së Romës rreth dyshimeve për lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta të Mirel Mërtirit, Klodian Zotos, Stela Gugalljas e biznesmenit Ilir Dedja, shkruan Syri.net.

Ndërsa letërporosia është e vërtetë, nuk ka asnjë të dhënë që lidh letërporosinë, organizatën mafioze Ndrangheta dhe treshen Mërtiri-Gugallja-Zoto, siç shkruan Syri në titullin e shkrimit.

Syri.net ka nxjerre dokumente që kërkojnë të dhëna për Kompanine CGC. Në titullin e shkrimit thuhet se ka dyshime se Mërtiri, Gugallja e Zoto kanë lidhje me Ndrangheta-n, megjithatë diçka e tillë nuk rezulton në përmbajtjen e dokumenteve.

Nuk ka asnjë të dhënë që e lidh këtë letërporosi të prokurorisë së Tiranës me Ndrangheta-n çka të bën të kuptosh se bëhet fjalë për spekulim  të pastër.

Sipas medias në fjalë hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka marrë shtysë nga një hetim i prokurorisë së Padovas për të njëjtën çështje, dhe ngre dyshime serioze për përfshirjen e Ndragheta-s jo vetëm në pastrimin e parave në aktivitete të jashtëligjshme në Shqipëri, por edhe në çështjen e inceneratorit të Tiranës.