Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj takim me Forumin e Gruas në Kavajë: Pavarësisht bindjeve politike duhet të ecim përpara për të mirën e vendit


Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takimi me Forumin e Gruas në Kavajë.

Veliaj shprehu se pavarësisht bindjeve politike, duhet të ecim përpara për të mirën e vendit.

Veliaj gjithashtu mirëpriti dhjetëra gra demokrate, të cilat iu bashkuan familjes socialiste. Ai u shpreh se çdo demokrat e ka kuptuar sot se gjëja më e rëndësishme është familja dhe jo partia.

“Mos ta ngatërrojmë, kjo nuk është punë partie! Kjo është si ajo që thotë kënga jonë: “Ku është shoqëria, ku është dashuria, aty është Shqipëria”. Sot shokë dhe miq, pavarësisht bindjeve politike, jemi aty ku është Shqipëria, jemi për të ecur përpara. Dua të falenderoj ato zonja që mund të vijnë nga familje të djathta të persekutuara, të përndjekura dhe që janë bashkuar me Forumin e Gruas dhe gjithë gocat e mrekullueshme të Kavajës. Mirë se erdhët në shtëpinë tonë! Është edhe shtëpia juaj. Familja jonë është partia më e rëndësishme nga të gjitha partitë e botës. Nëse familja jonë ka një çerdhe më të mirë, kjo është një arsye për një votë për Redi Kralin. Nëse familja jonë ka një kopsht më të mirë, kjo është një arsye për të votuar numrin 2. Nëse shkollat e Kavajës janë më të mira, kjo është një arsye për familjen tënde,” u shpreh ai.