Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Berisha shpërbleu kandidatin e Kukësit se e ndihmoi me ato letrat e Gërdecit


Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kukësi se Sali Berisha po shpërblen kandidatin që ka vendosur për këtë bashki, Admir Sinamati.

Rama tha se Sinamati e ka ndihmuar Berishën për letrat e Gërdecit.

“Njeriu e humb. Politika të merr mendjen, pushteti të merr mendjen. Lërë pastaj po u fute në hallet si e atij të shkretët sa të thotë Amerika mu hiq sysh se s’të shoh dot me sy. Ca ti thuash. E keni pa vjen vërdallë vetëm sha. Merret me njerëz, gra, burra, kalamaj se kujton se janë gjithë si puna e atij. Që edhe këtë kandidatin këtu e ka sjell për hall. E dini ju. E ka ndihmuar ai me ato letrat e Gërdecit”, tha Rama.