Vendosni fjalën kyçe....

Spahia me banorët e Zogajve: Rama gënjeu në ditën me diell, qeveria nuk financon


Kryetari i bashkisë Shkodër dhe njëkohësisht kandidati i opozitës Bardh Spahia, vijoi takimet elektorale me banorët e Zogajve.

Spahia i hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit Rama se bashkia Shkodër s’ka dhënë asnjë lejë.

Sipas Spahisë, Bashkia Shkodër i ka kryer në kohë rekord lejet dhe çdo procedurë që i takon asaj, por investimet nuk kryhen sepse nuk ka fonde tha Spahia.

“Ne kemi bërë kërkesa ata s’kanë financuar. Doli dhe tha në Shkodër me paturpësinë më të madhe, në ditë dielli… sesi mund të dalë kryeministri të gënjejë me paturpësinë më të madhe se s’kemi dhënë leje këtë unë nuk e di. Çfardo personazhi qoftë, mjafton të jetë njeri nuk gënjen në atë mënyrë të paskrupullt. Ne i kemi dhënë të tëra lejet në kohë rekord.”- tha Spahia.

Banorët i shprehen shqetësimet e tyre Spahias për mungesën e certifikatave të pronësisë, rrjetin e amortizuar elektrik si dhe peshkimin e paligjshëm.

Programi i kandidatit Spahia për Zogajn parashikon ndërtimin e tregut të peshkut, rikonstruksion të qendrës së kësaj lagjeje, përmirësim të shërbimit të pastrimit, transportit publik etj. Banorët i dhanë mbështetjen kandidatit Spahia për garën e 14 Majit, duke shprehur bindjen tek fitorja.