Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako zhvilloi një takim me banorët e rajonit 1 të qytetit.
Gjatë fjalës së saj ajo tha se objektivi i saj dhe PS-së është transformimi i mëtejshëm i qytetit.
Sako prezantoi disa nga pikat e programit për Durrësin si zbulimi i plotë i amfiteatrit, projekti për stadiumin e ri, marina e portit, porti tregtar në Porto Romano e marrëveshja me klubin anglez të Manchester City-t.