Vendosni fjalën kyçe....

Beci: Shkodra është lodhur së qeni arenë politike, programi im fryt i përvojës 15-vjeçare


Kandidati i PS-së për Shkodrën Benet Beci ka deklaruar se programi i tij për qytetin është fryt i përvojës 15-vjeçare.

Në një intervistë në Euronews.al, Beci tha se është takuar me qytetarët derë më derë për të prezantuar idetë e vizionin e tij.

Ish-deputeti socialist tha gjithashtu se Shkodra nuk mund të vijojë më të jetë arenë politike, pasi është lodhur nga kjo gjë.

“Shkuarja në çdo rrugë dhe rrugicë ku njerëzit tregojnë problemet e tyre është si fillimi i punës, jo kërkesë e votës. Programi im është fryt i eksperiencës mbi 15 vjet në transformimin e qyteteve. Është një plan pune për një gjë që di ta bëj se e kam bërë gjithmonë. Në artikulimin tim unë nuk kam artikulim politik se Shkodra është lodhur së qeni arenë politike. Beteja është mes zhvillimit dhe moszhvillimit. Ajo që ka përfunduar sot në Shkodër është mospërqasja drejt zhvillimit dhe fokusimi në diskutimin për betejën dhe ankesat.” – tha Beci.