Partia e Lirisë i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor që anëtari i katërt i grupit të numërimit të votave t’i përkasë vetëm asaj e të mos e ndajë atë me PDIU-së siç ishte vendosur më herët.
Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së.
Ndërkohë, sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit.
Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift.