Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi tregon defektet e Berishës: Duhet ta kishte hapur PD-në më shumë


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka treguar në emisionin “Opinion” defektet e Sali Berishës si kryetar partie.

Këlliçi tha se Berisha duhet ta kishte hapur më shumë partinë gjatë këtyre dy viteve. Po ashtu, Këlliçi theksoi se Berisha duhet  të kishte punuar më shumë për ligjin e pronave.

Cili është defekti i Sali Berishës si kryetar i PD?

“Duhet ta kishte hapur edhe më shumë PD, sidomos në këtë periudhë dy vjeçare të rithemelimit të partisë. Duhet të ishte investuar dhe më shumë për ta hapur PD. Nga ana tjetër ka dhe një gjë ai, që e pranon dhe vet. Shpesh herë kur e di që është gabim e vazhdon në vendim marrjen e tij dhe nuk heq dorë. Shpesh herë i ka sjell benefite të jashtëzakonshme, por nga an tjetër ëpr mua ka momente që duhet të jetë më fleksibël.”

Cili është defekti i Berishës si politikan?

“Duhet të kishte patur një qasje shumë herë më të mirë në raport me pronarët, ose duhet të kishte bërë që në fillim maksimumin për ligjin 7501.”