Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur një aplikacion duke u dhënë mundësinë qytetarëve që të raportojë problematikat që vërejnë në qendrat e votimit më 14 maj.
Kreu i KQZ-së, Celibashi, tha se problematikat e raportuara do jenë të disponueshme edhe për mediat, të cilat mund t’i ndjekin më pas rastet.
“Kushdo mund të ngarkojë në aplikacion të gjithë problematikën që sheh në ditën e zgjedhjeve.” – u shpreh Celibashi.
Ndërkohë ai shtoi se pas vendimit të qeverisë, kartat e identitetit të cilat skadojnë deri në 14 maj, do mund të përdoren në ditën e votimit.