Vendosni fjalën kyçe....

Problemi i propagandës me sondazhe


 

Nga Klodian Gradeci

 

Dje pashe disa sondazhe.

Po sjell një ushtrim arithmetikor për të kuptuar  propagandën e qëllimshme për porositësit e këtyre sondazheve.

Shqipëria ka rreth 3.6 milion votues.

Në zgjedhjet e 2021 morën pjesë rreth 1.66 milion votues.

Nuk morën pjesë rreth 2 milion votues të cilët nuk banojnë në Shqipëri.

Nëse sondazhet dje konfirmonin se nga 100% te anketuarve kishin dijeni se ka zgjedhje 90% e tyre atëhere kampioni me 850 persona zbret në rreth 770 të anketuar.

Nga ataqë kishin dijeni se ka votime në 14 Maj, 40%-45% nuk kishin vendosur nëse do të votonin. Kjo mund të përkthehet që në votime do ketë vetëm 23% pjesëmarrje.

Pra rezulton që ky sondazh për Tiranën, Durrësin, Elbasani dhe Shkodrën ka fotografinë e vetëm 460 personave të pyetur.

Mendoni se ky kampion përfaqëson Tiranën kur në 2021 votuan mbi 360 mijë votues?

Kjo është si të thuash bëmë një sondazh dhe pyetëm vetëm rilindasit