Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi thirrje qytetarëve: Dilni votoni masivisht më 14 maj të sjellim ndryshimin


Belind Këlliçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë masivisht më 14 maj për të bërë ndryshimin e domosdoshëm.

Gjatë një takimi me banorët e Saukut, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ tha se programi i tij do sjellë zhvillimin e Tiranës.

Ai u premtoi qytetarëve se do mund të kryejnë punime në banesa me vetëm një njoftim të thjeshtë, duke i dhënë fund praktikës së deritanishmetë gjobave.

“Një lajm i mirë është për të gjithë qytetarët, që gjashtë ditë na ndajnë nga dita e votimit, nga ndryshimi. Kështu që nëse doni ndryshim, dilni, shkoni të votoni në datë 14 maj ditën e dielë. Dilni votoni masivisht, masivisht, masivisht. Dilni merrni pjesë në votim, mos i dëgjoni këta që thonë: e kanë të fituar, kanë shumë lekë, kanë media, zero. Hajdeni me mua shihni opinionin publik, shihni qytetarët në rrugë, shihni dhe kërkojini një herë të vetme, një herë të vetme Erion Veliajt të dali të takojë qytetarët, a del dot apo nuk del dot në rrugë. Ai është barometri kryesor, ai është sondazhi i vërtetë. Qytetarët e zakonshëm, me rregullu dritaren e shtëpisë, me ndërru pllakat, me rregullu avllinë a çatinë, të vjen policia bashkiake të vënë gjobë. Klientët e këtyre te ‘Sheshi Skënderbej’, është një kullë që është ngritur 7 kate pa leje ‘Eyes of Tirana’, 50 metra nga zyra e këtij dhe kur e pyetën këtë, ky tha: nuk  e kisha parë kullën që është bërë aty. Duhet të vijë një moment për një politikë tjetër. Për një brez të ri, gjeneratë të re, tjetër model. Për çështjen e riparimit të shtëpiave, për Nenin e famshëm 6 që quhet, për të marrë leje, ajo do jetë procedurë burokratike formale, se për të rregulluar, për të hapur çatinë, dritaren” – tha Këlliçi.