Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit dhe kandidati Ismaili bllokojnë shtrimin e asfaltit elektoral në Berat


Punimet për shtrimin e asfaltit në mesnatë në fshatin Velabisht të Beratit kanë sjellë “përplasje” mes mbështetësve të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe punonjësve. 

Në vendngjarje ka shkuaar dhe kandidati Zija Ismaili që është njoftuar për ngjarjen nga banorët dhe menjëherë ka shkuar në vend ku ka konstatuar se një mjet pa targa po shtronte rrugën, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë tabelë informuese për punimet.

Në njësinë administrative të Velabishtit, një nga njësitë më të mëdha në Berat. Po kthehesha nga një takim elektoral dhe më thonë që ka një denoncim nga qytetarët se në Velabisht ka ardhur një mjet pa targa që po hedh bitum. Është hera e dytë që e bëjmë këtë denoncim. Vijmë këtu bashkë me dy deputetët e qarkut të Berat. Nuk ka asnjë tabelë informuese për punimet në këtë rrugë, sipas ligjeve në fuqi.Tabela duhet të tregonte datën e fillimit të punimeve, përfundimin e punimeve, kush është firma që bën punimet. banorët janë shumë të irrituar pasi nuk ka transparencë për punimet që po bëhen.

Ne erdhëm menjëherë, ndaluam shoferin dhe i kërkuam të na thotë pse në këtë orë punime dhe në emër të kujt.

Më pas erdhën makina të shumta policie, oficerë të operacionales, civilë dhe të policisë së Shtetit”, tha Ismaili.

Për përplasjen ka reaguar kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili e quan një turp. Meta deklaron se vetëm sekti hajdut i Rilindjes mund t’i bëjë këto krime zgjedhore në mesnatë!

“Turp-Turp-Turp! Vetëm sekti hajdut i Rilindjes mund t’i bëjë këto krime zgjedhore në mesnatë!

Berati do i ndëshkojë në mënyrën më të merituar në 14 Maj! Asgjë nuk e ndal Ndryshimin dhe Fitoren e Dr.Zija Ismailit”, deklaron Meta.