Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi flet me emra, ish-punonjësi i bashkisë ka ndërtuar 2700 metra katrorë pa leje në qendër të Tiranës


Policia Bashkiake në Tiranë dhe IMT-ja gjobit për një dritare të hapur apo për rregullime në avllinë e shtëpisë por nuk bën asnjë veprim për kulla apo pallate pa leje.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën tregoi me emër rastin e një personi që ka ndërtuar mbi 2 mijë metër katror pa leje në rrugën “Mysylm Shyri”.

Kam pasur prova për këtë çështje, kam folur për këtë kullë, kam folur për kompaninë, kam folur për ndërtuesin, kam pasur sinjalizime për një rast të ngjashëm në rrugën Myslym Shyri, në hyrje të tregut çam për një individ që marr akuza çdo ditë në telefonin tim që quhet Arben Maloku, që dhe ky ka marrë nga 6 milionë dollarë nga bashkia, ndërkohë që ishte punonjës i bashkisë. Ka ndërtuar nja 2700 metra katrorë pa leje, nja 5 kate pa leje, një pallat tjetër në Tiranë dhe e kam përmendur me emër sepse kam fakte,” – u shpreh Këlliçi në studion e “Now me Erla Mëhilli” në Euronews Albania.

Ai shtoi se për këdo që ka fakte dhe prova do t’i bënte publike dhe do t’i denonconte parregullsitë, qofshin këta edhe oligarkët më të mëdhenj.