Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit.
Cara i ka bërë thirrje të rinjve të mos e braktisin Durrësin, por të jetojnë në vendin e tyre.
“Kam qenë edhe unë djalë i ri në këtë qytet ku shumë gjëra kanë ndryshuar. Nuk kam menduar asnjëherë të largohem; kam dashur të jetoj e punoj në Durrës, të krijoj familjen time këtu dhe jam munduar me gjithçka që Durrësi të jetë një qytet më i mirë.
Sot kam nevojë më shumë se kurrë për këta të rinj të cilët i dua pranë vetes, që së bashku të punojmë për Durrësin, sepse dua që këta, e ardhmja jonë, mos ta braktisin Durrësin, por të jenë pranë prindërve të tyre, në shtëpitë e tyre, në vendin e tyre”-shkruan Cara.