Vendosni fjalën kyçe....

Mediu: PS-ja po u bën presion votuesve, gjuha e përdorur nga Rama gjatë fushatës e papranueshme


Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, tha sot se pushteti po përpiqet t‘u bëjë presion votuesve.

Në një intervistë për rubrikën ‘Opinion’ ai tha se shitblerja e votës është dukuri shumë e rëndë ndërsa denoncoi kryeministrin Rama për gjuhën e përdorur prej tij gjatë fushatës.

“Pushteti sot kërkon t’u bëjë presion votuesve. Strategjia politike e mazhorancës ka qenë të mos flasë për kandidatët, për të zhvendosë vëmendjen nga problemet e qytetarëve shqiptarë. Himara ka qenë gjithmonë në një debat të vazhdueshëm dhe këtu duhet gjithmonë një vëmendje më e madhe. Kjo vjen pas një retorike të vijueshme me Ramën që ka bërë një gjuhë të papranueshme e sulme ndaj kandidatëve. Mënyra e inflitrimit që kanë  përdorurmë kujton kohën e sigurimit të shtetit. Ne kemi vendosur policinë dhe prokurorinë mbi gjykatën, është kjo e fundit që duhet ta thotë fjalën e fundit. Shqetësuese është se PS ndihet si pronar me ligjin, marrëdhëniet ndërkombëtare i shohin si raporte personale dhe ndjesia se janë të pazëvendësueshëm ka sjellë edhe këto probleme”. Unë e kam thënë se “Bashkë Fitojmë” është një subjekt elektoral dhe pjesa tjetër e opozitës është bashkuar rreth kandidatit.” – tha Mediu.