Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj me banorët e Ndroqit: PS është partia që ka punuar për familjen, votoni për fëmijët tuaj


Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në takimin me banorët e Ndroqit, Pezës dhe Vaqarrit, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Toni Gogu, u shpreh i lumtur që Partisë Socialiste po i bashkohen shumë demokratë sepse e kanë kuptuar se kjo forcë politike do të jetë aty edhe në ditë të vështira.

Veliaj iu bëri thirrje edhe demokratëve ku shprehu se të mos mendojnë për partitë por për fëmijët e tyre.

Jam i lumtur se na janë bashkuar shumë prej atyre që, deri dje i thoshin vetes demokratë. E dini pse na janë bashkuar? Se ne në ditët e vështira, ishim aty për ta. Nëse ishte tërmet, nëse ishte pandemi, nëse ishte nevoja për tregun, nëse ishte nevoja për lidhje me autobus me Tiranën, nëse ishte nevoja për infrastrukturë – vetëm në Pezë kemi ndërtuar 4 shkolla të reja, në Ndroq 4 shkolla të tjera, në Vaqarr 2 shkolla të reja – ne ishim aty ato ditë. Ndaj, dua t’i falenderoj të gjithë ata që na janë bashkuar, ata që kanë qenë në parti të tjera, që kanë qenë demokratë, që kanë qenë me LSI-në, që kanë qenë me parti të vogla, sepse kanë kuptuar se partia më e rëndësishme, partia më e çmuar dhe partia më e vyer në jetën e një njeriu, është familja. E nëse Partia Socialiste ka punuar për familjen tënde, për shtëpinë tënde, për çerdhen, për kopshtin, për shkollën, atëherë një votë për familjen tënde, është vota për Partinë Socialiste dhe për skuadrën tonë që shkon vetëm përpara. Sot zgjedhjet lokale janë për fëmijët tanë! Ndaj çdo demokrati i them: Mos mendoni partitë, mendoni çunat dhe gocat tuaja. Nëse shkojnë në një shkollë më të mirë, votoni për fëmijët tuaj, se ajo votë është për Partinë Socialiste”, tha ai.

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen e tij për këdo që në ditët e vështira të tërmetit dhe pandemisë iu gjendën pranë personave që kishin më shumë nevojë. Duke theksuar se vetëm duke bashkëpunuar punët ecin përpara.

“Imagjinoni, në qoftë se dikush ikën për 4 vjet nga detyra, sikur polici i zonës të mos dukej 4 vjet në Ndroq, Vaqarr dhe Pezë, a do ishte më polic? Nëse infermierja e zonës nuk do vinte për të bërë konsultat, vaksinat, vizitat, do ishte më infermiere pas 4 vjetësh? Po sikur zjarrfikësi i zonës, nëse 4 vjet nuk do të vinte për një fatkeqësi, a do ishte më zjarrfikës? Nëse hidrauliku i zonës, për 4 vite nuk do rregullonte ujin, a do ishte më hidraulik? Nëse një nxënës në Pezë, në Ndroq, Vaqarr, nuk do vinte 4 vjet në mësim, a do e kalonte dot klasën? Nëse një nxënës nuk vjen, jo 4 vjet, jo 4 muaj, jo 4 javë, jo 4 ditë, por 4 minuta të vonohet nga ora e mësimit, ai nxënës merr mungesë. E kemi standardin shumë lart edhe për një fëmijë të vogël, që shkon në shkollë, pse e kemi standardin kaq ulët kur për 4 vjet dikush që merret me politikë nuk vjen në Këshill Bashkiak, nuk shkon në Parlament, nuk paraqitet në zgjedhje? Ndaj ftesa ime është: Kujtoni kush ishte me ju në ditët e vështira”, tha Veliaj.