Kandidati për koalicionin “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është në seancë gjyqësore për të marrë masën e sigurisë i arrestuar për rastin e shit-blerjes së votës.
Në seancën gjyqësore ka qenë edhe Ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së.
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se Fredi Beleri duhet të lirohet menjëherë.
“E kërkon logjika nga çdo optikë qoftë ajo që të lirohet menjëherë. Avokatët janë njohur dhe qëndrimin zyrtar mund ta shprehin ta. Ishte një vendim i paralajmëruara. Kemi një proces parodi, qëllimi është një dhe i vetëm të rrëmbejnë përfaqësimin e Himarës”- tha Dule.