Pas 33 viteve, Napoli e shijoi titullin e kampionit në Serie A.
Dhe, padyshim se pjesë kyçe e këtij suksesi është trajneri, Luciano Spallett
Ai konfirmoi se do të vazhdojë të jetë trajner i Napolit edhe në edicionin e ardhshëm.
“Patëm një mbledhje pozitive me presidentin dje. E ardhmja do të jetë emocionuese, jam i sigurt për këtë”, u shpreh Spalletti.
Bisedimet mes trajnerit dhe klubit po vazhdojnë rreth rinovimit të kontratës deri në vitin 2025.