Vendosni fjalën kyçe....

KQZ: Të hiqen menjëherë materialet propagandistike që janë 300 metra nga qendrat e votimit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike të partive politike që gjenden në distancë më të vogël se 300 metra nga qendrat e votimit dhe KZAZ-të.

Vendimi i firmosur nga kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi hyn në fuqi menjëherë dhe për zbatimin e vendimit, janë ngarkuar policia e shtetit, dhe partitë politike.