Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj ka votuar në qendrën e tij votimit.
Veliaj në një prononcim për mediat, pasi pranoi problemet teknike në disa qendra votimi u lut që procesi të vazhdojë me qetësi.
Lidhur me deklaratat e Berishës për “hakera iranianë” Veliaj ironizoi duke thënë që të pyetet kitaristi që kreu i themelimit tha se ishte kryetari i Bashkisë në Iran.
“Faleminderit të gjithë për kontributin. Jam në dijeni të faktit që ka pasur disa avari. Ka një vendimmarrje që të kalojë në sistemin aktual. Më vjen mirë që prevaloi kjo e drejtë. Ftesa për të gjithë qytetarët që mund të jenë dekurajuar është që të rikthehen në qendrat e votimit.
Është shumë e rëndësishme që të gjithë të votojnë. Janë fatet e qytetit për katër vitet e ardhshme. Është e rëndësishme që secili të dëgjohet dhe vendimmarrja të na udhëheqë. I uroj shumë sukses rivalëve tanë. Ka qenë një nga fushatat më të qeta të paktën në Tiranë. Lusim të gjithë ata që janë në krye të këtij procesi ta vazhdojnë me qetësi dhe të dalim faqebardhë. Për këto muhabetet e Iranit duhet me pyetur atë kitaristin e famshëm.
Isha shumë i mërzitur shumë në mëngjes ku raportimet tregonin se shumë të moshuar u dekurajuan për shkak të mungesës së aparaturës. Më shumë se të komentoj diçka që nuk funksionoi mirë, kam një thirrje për të votuar. Kemi kaluar në sistemin manual. Besoj se do dalë faqebardhë. Ftesa është të rikuperojmë në orët e mbetura të ditës atë ngërçin e vogël të mëngjesit”-deklaroi Berisha.