Ambaadorja amerikan Kim ka bërë thirrje për ndalimin e shitblerjes së votës.
Në një deklaratë për mediat ajo ftoi qytetarët që të votojnë.
Ajo tha gjithashtu se u bën thirrje autoriteteve që të zbatojnë ligjin e rregullat në mënyrë të drejpërdrejtë e barabartë.
“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin.” – tha Kim.